VIDEO / Po përgatiteshin të qëllonin Kievin, Ukraina shkatërron dy sisteme "Iskander" brenda territorit rus

5 June 2025, 15:30Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO / Po përgatiteshin të qëllonin Kievin, Ukraina
Goditja e sistemeve Iskander

Për herë të parë gjatë luftës, Ukraina raportohet se ka arritur të shkatërrojë të paktën dy sisteme ruse të lëshimit të raketave balistike Iskander.

Goditja u krye pranë qytetit Klintsy në Bryansk të Rusisë, raportoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas informacioneve një prej sistemeve Iskander u shkatërrua plotësisht ndërsa dy të tjerë u dëmtuan rëndë. Goditja e tyre është e vështirë për shkak të lokalizimit. Ato lëshojnë raketa balistike nga brendësia e territorit rus.

"Falë zbulimit efektiv dhe përpjekjeve të koordinuara të Forcave të Armatosura dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës, objektivat u goditën me sukses", tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

Agjencia shtoi se nuk pati viktima civile dhe vlerësimet e humbjeve ruse janë duke vazhduar.


Video