Tronditet Prizreni! Babai vret vajzën 15-vjeçare, plagos gruan dhe vajzën tjetër 10 vjeç

6 May 2025, 08:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Prizreni! Babai vret vajzën 15-vjeçare, plagos gruan dhe
Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë vajzën e tij 15- vjeçare.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Sipas informacioneve burri ka plagosur me thikë edhe gruan e tij, dhe vajzën tjetër 10 vjeç, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trjatim mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë tha se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.


Video