Aktorja braziliane Millena Brandão ka vdekur në moshën 11 vjeçe, pasi thuhet se pësoi disa sulme në zemër.
Brandão, e cila u shfaq në dramën portugeze të Netflix, Sintonia, vdiq më 2 maj, njoftoi familja e saj në një postim në Instagram të shpërndarë këtë të dielë.
"Më 2 maj humbëm vajzën tonë të vogël, por jam e sigurt se ajo është në krahët e babait tonë të plotfuqishëm dhe në një vend të bukur për të luajtur", shkruhej në postim.
"Kujtimet që kaluam së bashku do të mbeten në kujtesën time dhe nuk do ta harroj kurrë gëzimin tënd që infektoi të gjithë përreth teje", shtohej në postim. "Vajza ime, më mungon gjithnjë e më shumë që nuk të kam këtu dhe e di që do të më mungosh edhe më shumë në ditët që vijnë! Ti ishe drita në jetën tonë dhe e di që nga atje lart do të vazhdosh të na mbikëqyrësh dhe të ndriçosh jetën tonë. Dhe do të të dua përgjithmonë, dhe gjithmonë do të jesh në zemrën time."
Postimi përfshinte një imazh të redaktuar të Brandão si një engjëll. Shkaqet e vdekjes nga sulmi kardiak në një moshë kaq të re nuk janë bërë menjëherë publike.