Tronditet Italia, 8 vjeçari vret me plumb në kokë nënën e tij

4 April 2023, 16:48Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditet Italia, 8 vjeçari vret me plumb në kokë
Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një grua është vrarë me plumb në kokë në banesën e saj në Ariano Polesine (Rovigo), e cila u qëllua aksidentalisht nga djali i saj tetë vjeçar.

Sipas hetuesve, fëmija hyri në shtëpi duke përdorur armën dhe një e shtënë u qëlloi për vdekje nënën e tij, Rkia Hannaoui . Sipas hetuesve, fëmijët gjetët rastësisht armët që fqinji mbante në një kasolle ngjitur me pallatin dhe hyri më pas në shtëpi.

Tragjedia ndodhi në kuzhinën e banesës. Të dëshpëruar, dy të vegjlit kanë thirrur më pas në ndihmë fqinjin që ndodhej në banesën e tij dhe i cili nga ana e tij kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Hetuesit do të duhet të konstatojnë se si përfundoi arma në kasollen ngjitur me shtëpinë. Sipas të gjitha gjasave mund të ketë qenë një përpjekje e burrit për të mbuluar dy fëmijët, duke u treguar hetuesve një version të përshtatshëm të tragjedisë. Aktualisht dy vogëlushët i janë besuar babait të tyre, në shtëpinë e xhaxhait.


Video