Dita e dytë e gjyqit për ish- krerët e UÇK, mbrojtja: S’kanë qenë të përfshirë në aktivitete terroriste!

4 April 2023, 10:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dita e dytë e gjyqit për ish- krerët e UÇK, mbrojtja:
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kundërshtuar akuzat, ndërsa ka theksuar se nuk kishte aspak motiv që të bënte krime dhe se faktet duhet të vendosen në kontekst,.

“UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste”, u shpreh mbrojtja.

Hashim Thaçi nuk kishte më kontrollin e UÇK-së dhe kjo u dëshmua në procesin e negocimit të marrëveshjes së Rambujesë, prej së cilës Thaçi është kërcënuar me jetë.

Hezitimi i tij para shkurtit të vitit të 1999, erdhi fillimisht nga mohimi i këtij nënshkrimi nga Adem Demaçi e më vonë nga kërcënimet e komandantëve të zonave, gjë që ndikoi në atë moment kyç të historisë së Kosovës.

‘Po kush i komandonte këto qendra dallimi? Ishin komandantët e zonave. Sa i takon aftësisë të Thaçit për të nënshkruar marrëveshjen e Ramubjesë, kjo vjen për shumë arsye. Kjo vjen sepse duhej autorizimi i Adem Demaçit. Gjatë konferencës, Thaçi u largua nga Rambuje për të marrë miratimin e Dëemaçin. Sepse ishte kundër, nuk përfshinte pavarësinë e Kosovës. Nëse nuk nënshkruhej NATO s’do ndërhynte, pra steka ishte e lartë. Thaçi hezitoi.

“Ti nuk po më kupton, nëse pranoj do kthehem në shtëpi dhe do të më vrasin”- kishte thënë Thaçi. Komandantët e zonës kanë kërcënuar që të mos bëhej nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ndryshe do të kishte pasoja.

Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në e bënin komandantët e zonave. Thaçi po përpiqej të përparonte pozicionin e UÇK-së dhe ti jepte fund luftës. Nuk nënshkroi pa aprovimin e komandantëve të zonës.’- tha avokati.


Video