A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Një 35-vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij në Zvicër.
Ai pas vrasjes ka njoftuar qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij.
Siç raportojnë mediat zvicerene Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.
Shqiptari është arrestuar, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë marrë nën kujdes nga familjarët.