
Macron i kërkoi Putinit t'i jepte fund luftës në Ukrainë, gjatë një telefonate midis Putinit, Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Schulz. Por një zyrtar i presidencës franceze, i cituar nga Reuters, thotë se Putin nuk dukej gati për t'i dhënë fund luftës.
Dy liderët e Europës Perëndimore përsëritën gjithashtu thirrjen për një armëpushim si kusht për negociata të plota.
Presidenca franceze akuzoi gjithashtu Putinin për "gënjeshtra" pasi tha se ushtarët ukrainas ishin përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut, raporton AFP.
Ndërkohë, rregullatori bërthamor rus, Rosatom thotë se aktivitetet për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit bërthamor të Çernobilit po kryhen në koordinim me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së, Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
Kompania thotë se një ekip specialistësh rusë janë në vend në stacion për të rivendosur energjinë në termocentral.
Zyrtarët e Rosatom thanë gjithashtu se personeli ukrainas mbetet nën kontrollin e uzinave të Çernobilit dhe Zaporizhzhia.
Deklarata vjen pas pretendimeve të bëra nga Petro Kotin, kreu i kompanisë shtetërore bërthamore të Ukrainës Energoatom të premten se inxhinierë rusë janë instaluar për të menaxhuar stacionin Zaporizhzhia.