Terroristi Igor Girkin sfidon Putinin, deklaron nga qelia e burgut se do garojë për president të Rusisë

31 August 2023, 17:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Terroristi Igor Girkin sfidon Putinin, deklaron nga qelia e burgut se do
Igor Girkin

Ish-udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në Ukrainë, Igor Girkin ka deklaruar se do të garojë për postin e presidentit në Rusi.

Girkin, i cili njihet në perëndim si një prej autorëve të rrëzimit të avionit “Malaysian Airlines” në vitin 2014 në Ukrainë ku humbën jetën 298 pasagjerë, ndodhet aktualisht i burgosur.

Ai është akuzuar për ekstremizëm, pasi në kanalet në rrjetet sociale, ka mbajtur qëndrime të ashpra për mënyrën se si Rusia po e zhvillon luftën në Ukrainë.

Në një manifest të publikuar në rrjetet sociale, Girkin sulmon Putinin teksa shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin tjetër.

Sipas Girkin, presidenti aktual i Rusisë është shumë i butë për të udhëhequr luftën në Ukrainë.

“Nuk kam asnjë shok qoftë edhe milioner, e kam të vështirë të bëj miq që janë sipërmarrës, në përgjithësi kam pak miq dhe kryesisht janë njerëz të varfër”, shkruan Girkin.

Ai e mbyll tekstin e tij me një premtim se nuk do të bëhet një president me shërbim të gjatë. Shëndeti i tij nuk do ta lejonte këtë: “Unë nuk jam aq atletik dhe i shëndetshëm sa ishte [Putini] në moshën time, kështu që nuk do të jem në gjendje t'ju shqetësoj, të dashur votues, për 20 vitet e ardhshme thjesht fizikisht”, shkruan ai.

Disa ekspertë e kanë parë këtë si një “shitje” të Girgin te Putin, duke pranuar të bëhet “kukull” në zgjedhjet presidenciale që me gjasë nuk ka asnjë shans të fitojë ndonjë kandidat tjetër përveç Putin.


Video