"Gjysmë e vetëdijshme në sediljen e pasme, me kokë dhe gjoks të shtypur", mjeku që pa Dianën të gjallë zbulon detaje të tmerrshme për vdekjen e princeshës

31 August 2023, 10:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gjysmë e vetëdijshme në sediljen e pasme, me kokë dhe
Aksidenti i Princeshës Diana

Kanë kaluar 26 vite nga aksidenti automobilistik ku vdiq princesha Diana, por kujtimi nuk shuhet. Sikur me ndonjë rregull të pashkruar, në prag të përvjetorit të vdekjes së saj, në media del një dëshmi e re për tragjedinë e ndodhur në Paris më 31 gusht 1997.

Edhe pse Princesha Diana ka më shumë se dy dekada që është larguar, ajo është ende një nga anëtarët më të dashur të familjes mbretërore. Shumë spekulime ende rrotullohen rreth saj, nga fakti se vdekja e saj ishte një aksident tragjik, deri tek fakti se gjithçka ishte planifikuar dhe rregulluar.

Vitet e kaluara janë dëgjuar versione të ndryshme se si ka ndodhur aksidenti me pasojë vdekjen, ndërsa së fundmi në opinion kanë ardhur edhe deklaratat e dëshmitarëve okularë nga vendi i ngjarjes. Të gjithë ata kanë dhënë edhe më herët deklarata në polici, por nuk kanë folur asnjëherë për shtyp.

Në makinën me të cilën po tentonin t'i shpëtonin paparacëve dhe më pas goditën nënkalimin, shoferi Henry Paul dhe partneri i Dianës në atë kohë, Dodi Fayed, vdiqën në vend. Ata shoqëroheshin nga truproja Trevor Reese-Jones, i cili ishte i vetmi i mbijetuar i aksidentit , ndërsa Diana vdiq katër orë më vonë në spital.

Diana vdiq si pasojë e gjakderdhjes së brendshme të shkaktuar nga lëndime të rënda në gjoks, mushkëri dhe kokë. Në minutat pas përplasjes, gjysmë e vetëdijshme në sediljen e pasme, koka dhe gjoksi i saj të shtypur, Diana, thotë Jones.

Një ekip zjarrfikëssh mbërriti i pari në vendngjarje dhe njëri prej tyre iu afrua Princeshës Diana, e cila ishte ende në vetëdije.

"Përveç shpatullës së dëmtuar, me gruan që ndodhej në makinë gjithçka dukej se ishte në rregull. Ajo merrte frymë dhe fliste"- kujtoi shefi i zjarrfikësve Xavier Gurmelo, i cili në atë kohë nuk e dinte se po ndihmonte princeshën britanike.

Një përvojë të ngjashme ka pasur edhe doktori Frederick Maley, i cili ka qenë në vendin e aksidentit teksa po kthehej në shtëpi pas një feste.

"Pashë menjëherë se dy persona kishin vdekur. Diana dhe truproja e saj u plagosën rëndë, por ende gjallë - tha Mayley në atë kohë. Mjeku fillimisht ndihmoi princeshën, e cila ishte ulur në dyshemenë e "Mercedes". Në fillim, ajo dukej mirë, kështu që i fola në anglisht. I thashë se isha mjeke dhe gjithçka do të ishte mirë. Edhe kur e mori ambulanca nuk e kisha idenë se kush ishte para meje. E zbulova vetëm më vonë"- shtoi ai.

Lajmi se një princeshë e dashur britanike kishte vdekur në Paris dukej aq i pabesueshëm sa drejtuesja e spitalit ku ajo ndërroi jetë refuzoi të vinte në disa raste, e bindur se ishte një shaka.


Video