A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Tre persona me kombësi shqiptare u arrestuan nga autoritetet në Francë, pasi akuzohen se kanë kryer disa tentativa për vjedhje në Val-d’Oise të Francës. Ata u arrestuan të premten e javës që shkoi, ndërsa nuk bëhen me dije identitetet e tyre.
Sipas medieve të huaja, 3 grabitësit nuk kanë arritur të marrin asgjë pasi në momentet e vjedhjeve sepse janë aktivizuar alarmet, të cilat i kanë larguar menjëherë, ndërsa policia franceze i ka arrestuar ata në mes të rrugës, gjatë tentativës për t’u arratisur.
Gjatë kontrolleve të Policisë, atyre iu zbuluan pajisje për hapjen e dyerve, dokumente të rreme greke, dhe telekomanda që dyshohet se përdoreshin gjatë grabitjeve.