A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kina është përfshirë nga një valë protestash masive pasi qytetarët janë ngritur kundër masave kufizuese të vendosura nga qeveria. Nga ana tjetër prej ditësh Policia ka nisur një represion ndaj të gjithë protestuesve ku nuk ka munguar as dhuna.
Në mediat sociale ka qarkulluar një video ku një grua shihet duke lindur në këmbë në mes të rrugës pasi nuk kishte mundur të siguronte një test anti-covid për të lindur në maternitetin e qytetit Gulan.
Në mediat sociale nuk kanë munguar as komentet. Qytetarët e quajnë këtë një akt ç'njerëzor. Fatmirësisht ajo është ndihmuar nga disa qytetarë që ndodheshin aty. Ende nuk ka pasur ndonjë njoftim nga ana e spitalit në lidhje me ngjarjen.