Tensionet Iran-Izrael në pikën kritike! Jordania mbyll hapësirën ajrore

13 April 2024, 21:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet Iran-Izrael në pikën kritike! Jordania mbyll
Foto ilustrim

Autoriteti Rregullator i Aviacionit Civil Jordanez njoftoi të shtunën se hapësira ajrore e vendit do të mbyllet përkohësisht për të gjithë avionët në hyrje, nisje dhe tranzit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Petra, pasi Izraeli fqinj mbetet në gatishmëri të lartë për një sulm iranian.

“Autoriteti ka marrë një vendim për mbylljen e përkohshme të hapësirës ajrore jordaneze për të gjithë avionët që vijnë, nisen dhe kalojnë, duke filluar nga ora 23:00 me orën lokale për disa orët e ardhshme, dhe kjo do të përditësohet dhe rishikohet vazhdimisht sipas zhvillimeve", sipas Petra.

Në një deklaratë, autoriteti përmendi imperativin për të mbrojtur sigurinë e aviacionit civil brenda hapësirës ajrore jordaneze.

Mbyllja vjen pas një vlerësimi të plotë të rreziqeve në përputhje me standardet ndërkombëtare, thuhet në njoftim.


Video