Xhudisti i njohur nga Kosova, Akil Gjakova dhe gruaja e tij janë në një proces divorci, ndërsa sot ai është denoncuar nga gruaja për dhunë.
Ditën e shtunë në mëngjes, siç shkruan Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmijën e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar.
Gruaja e tij pas kësaj ka njoftuar Policinë e Kosovës që të asistojë, ndërsa gruaja për momentin ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.
Çifti janë në një proces divorci, ku ndarja është kërkuar nga vetë Akili.
Ky i fundit nuk ka pranuar të komentojë për mediat mbi akuzat.
“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, u shpreh Gjakova.
Më shokues është edhe fakti se në mediat sociale, nuk kanë munguar rastet kur të rinjtë i kanë komentuar në mbështetje të dhunës, madje deri te vrasja. Rastet janë denoncuar nga mediat në Kosovë.