Të shtëna me armë zjarri në Çikago në ditën e pavarësisë, 5 të vdekur dhe 16 të plagosur

4 July 2022, 19:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të shtëna me armë zjarri në Çikago në ditën
Të shtëna me armë zjarri në Çikago në ditën e pavarësisë

Vetëm 10 minuta pasi kishin nisur festimet për 4 Korrikun, në Çikago të SHBA shpërthyen të shtënat me armë. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase janë pesë të vdekur dhe 16 të plagosur.

Banorët e zonës që kishin dalë për festuar Ditën e Pavarësisë, u panë duke vrapuar nga frika.

Sipas mediave lokale, policia po patrullon zonën në kërkim të killerit, ndërsa ka paralajmëruar banorët që të qëndrojnë larg zonës ku ndodhën të shtënat.

Ndërkohë, FBI ka mbërritur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me policinë lokale.

“Në fillim mendova se ishin fishekzjarr, nuk e kisha kuptuar që ishin të shtëna”, tha për CNN një dëshmitare e të shtënave në veri të Çikagos. “Më pas pashë njerëz të gjakosur që ulërisnin dhe iknin me vrap, atëherë e kuptova. Ishte e tmerrshme”, tha gruaja. Ishte një skenë kaotike. Provova të telefonoj familjen time dhe zbulova se ishin fshehur në një ndërtesë afër vendngjarjes”, tha një tjetër dëshmitar që po shkonte me makinë paradë, ndërsa nisën të shtënat dhe pa njerëz që largoheshin në kaos.

 

 


Video