Sulmi në Danimarkë, anulohet koncerti i këngëtarit të njohur britanik, 17 mijë qytetarë shoqërohen nga policia drejt metrosë

3 July 2022, 23:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi në Danimarkë, anulohet koncerti i këngëtarit të
Anulohet koncerti

Koncerti i këngëtarit britanik, Harry Styles e cila ishte parashikuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme në Danimarkë, është shtyrë për shkak të sulmit me armë brenda qendrës tregtare në Kopenhagen.

Kjo pasi arena ku do të zhvillohej koncerti, ishte shumë pranë qendrës tregtare. Fillimisht, pas ngjarjes së rëndë, u njoftua se koncerti do të shtyhej për një orë.

Por pas 90 minutash, qytetarët e pranishëm në Royals Arena u njoftuan se koncerti është anuluar për shkaqe sigurie.

17 mijë qytetarët e pranishëm në koncert, u shoqëruan nga policia jashtë ambienteve të godinës ku do të zhvillohej koncerti.

Policia i shoqëroi ata në drejtim të metrosë dhe autobusëve, nën masa të rrepta kontrolli.

Gjithashtu, efektivët kanë rrethuar të gjithë zonën përreth qendrës tregtare, duke izoluar kështu edhe bizneset, të cilat u detyruan të mbylleshin për shkaqe sigurie.

 


Video