Të paktën 16 të vdekur nga zjarri i madh në një park argëtimi në Indi

25 May 2024, 17:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Të paktën 16 të vdekur nga zjarri i madh në një park
Zjarri në Indi

Një zjarr masiv shpërtheu në një park argëtimi në shtetin Gujarat në Indinë perëndimore, ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur, sipas agjencisë së lajmeve Press Trust of India.

Zjarri shpërtheu në park në qytetin Rajkot në shtetin Gujarat.

Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa ekziston frika se bilanci mund të rëndohet.

Zyrtari më i lartë i zgjedhur në shtet, Bhupendra Patel, tha në një deklaratë se i janë dhënë udhëzime korporatës bashkiake dhe administratës për operacione të menjëhershme shpëtimi dhe ndihme në zonën parkut të lojërave.


Video