Prishtina e dëmshpërblen 23-vjeçaren që u godit nga rënia e çatisë, kjo është shuma që mori

24 May 2024, 16:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Prishtina e dëmshpërblen 23-vjeçaren që u godit nga
Rrëzimi i çatisë në Prishtinë

Një 23-vjeçare është dëmshpërblyer nga Bashkia e Prishtinës për lëndimet që iu shkaktuan nga rrëzimi i çatisë së një ndërtese në kryeqytet.

Eliza Ujkani shpëtoi mrekullisht me disa lëndime të rënda kur u godit nga çatia e një ndërtese në Komunën e Re të Prishtinës pak kohë më parë.

Ditën e sotme, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka votuar me 36 vota pro dhe asnjë kundër në favor të dëmshpërblimit të saj me 110 mijë euro.

“Ka të bëj rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, tha kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama.


Video