Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por jo tani!

28 February 2023, 13:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stoltenberg: Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por jo tani!
Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Finlandë u shpreh se Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s, por sipas tij mund të ndodhë për një periudhë afatgjate.

“Vendet e NATO-s bien dakord që Ukraina duhet të bëhet anëtare e Aleancës, por kjo është gjithashtu një perspektivë afatgjatë”, tha Stoltenberg, duke kërkuar që të ndërtohet një “kornizë” për të shmangur çdo pushtim të ri në të ardhmen.

Stoltenberg po viziton Finlandën, e cila gjithashtu synon anëtarësim në NATO.


Video