Pas përfundimit të takimit në Bruksel midis Serbisë Dhe Kosovës, një ngjarje aspakt e zakontë u ka ndodhur dy gazetarëve shqiptarë që ishin duke raportuar jashtë.
Kushtrim Sadiku dhe Arben Ahmeti teksa po raportonin, një qytetar u është afruar me agresivitet të dyve dhe më pas u ka bërtitur. Gjatë konfliktit ai bën edhe kontakt fizik me gazetarin Kushtrim Sadiku.
Nuk janë bërë me dije ende motivet e rebelimit të tij ndaj gazetarëve nga Kosova të cilët ndodheshin aty për të raportuar takimin midis kryministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë.
Por sipas asaj që dëgjohet në video, personi me ngjyrë u thërret “mos e shkatërroni planetin”, disa herë para se të largohet. Mesa duket e ka ngatërruar me ndonjë konferencë për ndryshimet klimatike.