Shpërthimi në një minierë qymyri i merr jetën 51 minatorëve në Iran

22 September 2024, 19:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi në një minierë qymyri i merr jetën 51
Miniera e qymyrit, Iran

Të paktën 51 punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhje gazi në një minierë qymyri në Iran.

Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe 20 punëtorë të tjerë pas shpërthimit në provincën e Khorasanit të Jugut. Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 (me orën lokale) të shtunën.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe presidenti iranian Masoud Pezeshkian, i cili shprehu ngushëllime për familjet e viktimave. “Çështja po ndiqet me seriozitet”, tha Pezeshkian në një prononcim për mediat.

Miniera e Tabas mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 30,000 kilometra katrorë dhe mban rezerva masive të koksit dhe qymyrit termik. Ajo konsiderohet si zona më e pasur dhe më e madhe e qymyrit në Iran.


Video