TRAGJIKE/ Shpërthimi i gazit shemb ndërtesën në Itali, ndërrojnë jetë dy fëmijë 6 dhe 4 vjeç! (Shpëtohet babai i tyre)

22 September 2024, 12:25Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJIKE/ Shpërthimi i gazit shemb ndërtesën në Itali,
Itali

Një ndërtesë dykatëshe u shemb në Saviano, në provincën e Napolit si pasojë e shpërthimit të gazit.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në katin e dytë, në shtëpinë e një të moshuari.

Ndërkohë në katin e parë një familje me 5 anëtarë, burrë, grua dhe tre fëmijë, mbetën nën rrënoja.

Zjarrfikësit nxorën të gjallë babanë dhe një nga tre fëmijët e tij 2-vjeçarë.

Megjithatë, nuk mund të bëhej asgjë për dy fëmijët e tjerë, një 6-vjeçar dhe një 4-vjeçar, të cilët të dy vdiqën nga shembja.

Nën rrënoja është nëna e fëmijëve dhe një e moshuar, për të cilat po punohet për t’i gjetur.

Djali dy vjeçar i nxjerrë i gjallë nga rrënojat është transportuar në spitalin Santobono në Napoli dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa babi ndodhet në gjendje të rëndë.



Video