Shkrirja bërthamore, një hap gjigant drejt krijimit të Diellit në Tokë dhe energjia e pashtershme

9 February 2022, 16:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shkrirja bërthamore, një hap gjigant drejt krijimit të Diellit

Shkencëtarët europianë thonë se kanë bërë një përparim të madh në kërkimin e tyre për të zhvilluar shkrirjen praktike bërthamore, njohur edhe si procesi që furnizon me energji të pashtershme edhe vetë Diellin tonë.

Laboratori JET me bazë në Britaninë e Madhe ka thyer rekordin e tij botëror për sasinë e energjisë që mund të nxjerrë duke shkrirë së bashku atomet e dy forma të hidrogjenit.

Nëse shkrirja bërthamore mund të rikrijohet me sukses, kjo metodë ka potencialin e furnizimit praktikisht të pakufizuara me energji elektrike, me emëtim minimal të karbonit dhe rrezatim të ulët.

Eksperimentet prodhuan 59 megaxhaule energji, ose 11 megavat fuqi për pesë sekonda. Sasia është më shumë se dyfishi i asaj që u arrit në teste të ngjashme në vitin 1997.

Nuk është një prodhim masiv energjie, por mjafton për të zier një kazan me rreth 60 litra ujë. Por me rëndësia është se eksperimenti vërteton se zgjedhjet e projektimit që janë bërë për një reaktor shkrirje edhe më të madh që po ndërtohet tani në Francë janë korrekte.

"Eksperimentet JET na vendosin një hap më afër fuqisë së shkrirjes", tha Dr Joe Milnes, kreu i operacioneve në laboratorin e reaktorit. "Ne kemi treguar se mund të krijojmë një mini-yll brenda makinersë sonë eksperimentale, ta mbajmë atë ndezur për pesë sekonda dhe të kemi performancë të lartë, gjë që na çon në një epokë të re", vijoi ai.

Objekti i ITER në Francën jugore mbështetet nga një konsorcium qeverish botërore, duke përfshirë nga vendet anëtare të BE-së, SHBA, Kina dhe Rusia. Pritet të jetë hapi i fundit për të provuar se bashkimi bërthamor (Nuclear fusion) mund të bëhet një ofrues i besueshëm i energjisë në gjysmën e dytë të këtij shekulli.

Funksionimi i termocentraleve të së ardhmes bazuar në shkrirjen nuk do të prodhonte gazra serë dhe vetëm sasi shumë të vogla mbetjesh radioaktive që shpërbëhen në një kohë shumë të shkurtër pa efekte madhore në mjedis.

 


Video