Shefi i Shërbimit të Inteligjencës ruse paralajmëron: Fati i vendit do vendoset në ditët e ardhshme

16 March 2022, 11:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shefi i Shërbimit të Inteligjencës ruse paralajmëron: Fati i
Sergei Naryshkin

Kreu i agjencisë ruse të inteligjencës së jashtme ka thënë se fati i vendit do të vendoset në ditët në vijim.

Sergei Naryshkin, i cili kryeson SVR-në, tha para një paneli në Moskë se Rusia "po përjeton tani një moment vërtet historik".

“Po vendoset fati i Rusisë, po vendoset vendi i saj i ardhshëm në botë”, tha Naryshkin.

Fjalimi i shefit të spiunazhit u fokusua në rëndësinë e sovranitetit dhe u tha delegatëve se "sovraniteti është garanci e mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarëve tanë, kjo është e ardhmja e fëmijëve tanë".

“Në çështje të tilla, Rusia kurrë nuk është tërhequr dhe nuk do të tërhiqet, sepse përndryshe do të pushojë së qeni Rusi”.

Përpara pushtimit të Ukrainës, Naryshkin u qortua nga presidenti Vladimir Putin në televizionin shtetëror gjatë një takimi të sigurisë kombëtare.

Putini sfidoi ish oficerin e KGB-së, që të shprehte mbështetje për njohjen e rajoneve separatiste në Ukrainë.


Video