Senatori amerikan paralajmëron: Irani pranë “mburojës së padepërtueshme”

10 March 2026, 17:08Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Senatori amerikan paralajmëron: Irani pranë “mburojës

Kryetari i Komitetit të Inteligjencës në Senatin amerikan, Tom Cotton, paralajmëroi se Irani mund të ishte vetëm disa muaj larg krijimit të asaj që ai e quajti një “mburojë të padepërtueshme” mbrojtjeje.

Sipas Cotton, Teherani disponon “mijëra e mijëra raketa”, një arsenal që sipas tij tejkalon kapacitetet e kombinuara të mbrojtjes raketore të Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe aleatëve të tyre në rajon.

Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga National Review dhe Republican Jewish Coalition.

Senatori republikan tha se një mburojë e tillë do t’i mundësonte Iranit të vazhdonte avancimin e programit të tij bërthamor, duke u mbrojtur nga sulmet e mundshme të kundërshtarëve.


Video