Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Rusia ka lëshuar urdhër arreste për tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Autoritetet ruse kanë kërkuar që ata të futen në sistemin e kërkimit të INTERPOL-it.
Ky lajm është bërë me dije nga media e Kosovës, "Koha". Urdhër arrestet dyshohet se janë lëshuar për një ngjarje të vitit 2019 në veri të Kosovës, ku u arrestua një shtetas rus.
Pas fillimit të luftës në Ukrainë lista e të kërkuarve nga shtetit rus është rritur ndjeshëm. Tashmë kjo listë ka shkuar në 100 mijë të kërkuar.
Në mesin e tyre është edhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.
Megjithatë për momentin ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet e Kosovës.