Rrëzohet avioni luftarak në Poloni, piloti humbi jetën në mënyrë tragjike (Video)

28 August 2025, 23:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet avioni luftarak në Poloni, piloti humbi jetën në
Rrëzohet avioni luftarak në Poloni, piloti humbi jetën në mënyrë tragjike

Një pilot ka humbur jetën gjatë rrëzimit të një avioni luftarak F-16, që i përkiste ekipit “Demo Tiger” të Forcave Ajrore Polake.

Avioni F-16 po bënte prova për një shfaqje ajrore në Radom. Një zëdhënës i qeverisë pas aksidentit konfirmoi se piloti humbi jetën në mënyrë tragjike.

Mediat polake raportojnë se avioni u rrëzua rreth orës 17:30 duke u djegur plotësisht.

Videot e bëra publike nga mediat e huaja tregojnë teksa avioni luftarak bie me shpejtësi dhe shpërthen në flakë.

Shërbimet e emergjencës nisën menjëherë operacionin e shpëtimit, pas rrëzimit të avionit, por piloti nuk u nxor.


Video