Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga droni rus që goditi Kievin

28 August 2025, 17:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Droni kamikaz rus Geran-3

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi u përball mëngjesin e sotëm me një nga sulmet më brutala që prej nisjes së luftës me Rusinë.

Disa raketa dhe dronë rusë u lëshuan drejt Kievit, duke shënjestruar ndërtesa civilësh apo zyrat e institucioneve ndërkombëtare.

Por gjatë këtij sulmi u përdor edhe një dron kamikaz rus i modelit “Geran-3”. Copëzat e dronit të gjetura në tokë kanë zbuluar disa detaje interesante.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Droni kamikaz rus Geran-3

Droni përdor motor reaktiv, që e ndihmon për të arritur shpejtësi tepër të madhe si dhe e ndihmon në zgjatjen e rezes së fluturimit.

Por sipas fotografive të pakonfirmuara por që tashmë qarkullojnë në rrjetet sociale, motori reaktiv i dronit mund të jetë prodhuar në Republikën e Çekisë.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Motori reaktiv i dronit

Bëhet fjalë për motorin PBS TJ40-G2 që prodhohet në Çeki. Ngjashmëria në foto është e madhe, por vetë kompania çeke PBS Velká Bíteš ka reaguar duke mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Kompania thotë se bën biznes vetëm me Ukrainën dhe jo me vende të sanksionuara si Rusia. Megjithatë shpesh Rusia arrin të shmangë sanksionet duke përdorur vende të treta.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Motori i ngjashëm prodhim çek

Ky model droni përdor edhe motor reaktiv prodhim kinez i llojit “SW400 pro”.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Motor alternativ kinez

Një tjetër detaj interesant është se droni përdor një pompë karburanti Bosch model 0-580, që gjendet lehtësisht në shumë lloje makinash. Edhe në këtë rast, nuk përjashtohet si mundësia e trafikimit, por edhe fakti që kjo pompë, ndonëse lexon Bosch, mund të jetë kopje kineze.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Pompa e naftës model Bosch

Ndërsa si njësi qendrore kontrolli, droni përdor bordin kinez Swivel SW400.

Me motor çek, pompë gjermane dhe qark kinez? Detaje interesante nga
Qarku kinez


Video