Robert F. Kennedy Jr. shpall kandidaturën për president i SHBA-së

6 April 2023, 11:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Robert F. Kennedy Jr. shpall kandidaturën për president i SHBA-së
Robert F Kennedy Jr

Robert F Kennedy Jr, anëtari 69-vjeçar i dinastisë së famshme politike amerikane dhe ikona e lëvizjes kundër vaksinave, ka paraqitur dokumentet për të kandiduar për president në zgjedhjet e 2024. Mediat e huaja shkruajnë se lajmi u konfirmua nga sekretari i fushatës së tij, John E Sullivan.

69-vjeçari është djali i ish-senatorit të Nju Jorkut, Robert F Kennedy dhe nipi i presidentit John F Kennedy, të cilët të dy u vranë gjatë kohës që ishin në detyrë. 

Kennedy Jr ka promovuar pretendime të diskredituara që lidhin vaksinat dhe autizmin dhe ka themeluar organizatën kundër vaksinës Children's Health Defense. Ai gjithashtu është kritikuar që ka folur kundër vaksinës së koronavirusit dhe ka kritikuar trajtimin e pandemisë nga qeveria federale.


Video