Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Moska përdori presidencën e saj të rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të organizuar një takim jozyrtar mbi fëmijët ukrainas të deportuar me forcë në Rusi, duke u mbrojtur kundër një akuze që Gjykata Penale Ndërkombëtare e cilësoi si një krim lufte.
Për këtë arsye, përfaqësuesit diplomatikë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, së bashku me ata të vendeve të tjera, u larguan nga salla, ndërsa komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, Maria Lvova-Belova, foli përmes një lidhje ‘skype’.
Lvova-Belova argumentoi se Moska është e gatshme të bashkëpunojë për ribashkimin e fëmijëve ukrainas me familjet e tyre.
“Nuk kemi dyshime se kjo është një fushatë për të diskredituar vendin tonë”, tha ajo.