Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

15 March 2022, 09:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil

Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në centralin bërthamor të Çernobilit, që është nën kontrollin e forcave ruse. 

Të hënën, operatori shtetëror i rrjetit Ukrenergo tha se centrali i Çernobilit po funksiononte falë gjeneratorëve pasi furnizimi me energji ishte shkëputur sërish.

Në Çernobil, më 1986 ka ndodhur katastrofa më e madhe bërthamore në botë, që ka lënë të vdekur qindra persona dhe radioaktiviteti është përhapur në mbarë Europën. Forcat ruse po ashtu kanë marrë nën kontroll edhe centralin e Zaporizhjas më 4 mars. Ky është centrali më i madh bërthamor në Europë./The Guardian

Rikthehet furnizimi me energji në Çernobil


Video