Josep Borrell viziton sot Tiranën

15 March 2022, 08:15Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Josep Borrell viziton sot Tiranën
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borrell viziton sot Tiranën, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

Takimi i Borrell dhe Ramës do të pasohet nga një konferencë shtypi në orën 11:00 .

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të vizitojë punimet e vazhdueshme restauruese në mozaikun e Muzeut Historik Kombëtar, i rinovuar nën ndihmën e BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Vizita e Borrell vjen në një kohë kur Rusia ka pushtuar Ukrainën dhe lufta ka sjellë impaktet edhe në Europë, ndërsa pritet të riafirmojë angazhimin dhe mbështetjen e BE-së për rajonin.



 


Video