Qëllohet me thikë një nxënëse në shkollën “8 Marsi” në qytetin e Pejës

10 December 2024, 19:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëllohet me thikë një nxënëse në shkollën
Foto ilustruese

Një nxënëse është qëlluar me thikë në shkollën “8 Marsi” në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

Ai tha se në lidhje me rastin është konfiskuar një thikë më të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Sot rreth orës 08:30 policia është njoftuar nga stafi i shkollës “Tetë Marsi” se një nxënëse (vikatima F) është lënduar. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, e ka arrestuar të dyshuarin, viktima është dërguar emergjencën e spitalit për tretman mjekësor.

Janë shoqëruar në stacion policor edhe dy dëshmitarë, të cilët janë intervisuar. Është konfiskuar mjeti i mprehtë – thika me të cilën dyshohet se u krye vepra. Është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ndaj të dyshuarit – nxënës i kësaj shkolle e ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve. Rasti u cilësua si lëndim i lehtë dhe mbajtje në pronësi, kontrollë i pa autorizuar i armëve”, tha Gashi.


Video