Rrëzimi i Bashar al-Assat, udhëheqësi rebel: Vendi do të rindërtohet!

10 December 2024, 18:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rrëzimi i Bashar al-Assat, udhëheqësi rebel: Vendi do të

Kreu i grupit HTS, Abu Mohammed al Jolani, është shprehur se bota nuk duhet të ketë frikë nga Siria e re, që pas rrëzimit nga rebelet të Bashar al-Assat.

I pyetur nga Sky News, se cili është mesazhi i tij për ndërkombëtarët, al Jolani u shpreh se frika e tyre është e panevojshme, e se vendi do të rindërohet.

“Vendi do të rindërtohet. Frika ishte nga prania e regjimit. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit, po shkon drejt stabilitetit.”, tha udhëheqësi i rebeleve.

Jolani tha gjithashtu se populli sirian është “i lodhur nga lufta” dhe nuk është gati për një tjetër.

“Burimi i frikës sonë ishte nga milicitë iraniane, Hezbollahu dhe regjimi që kreu masakrat që po shohim sot,” tha ai.

“Pra, largimi i tyre është zgjidhja për Sirinë. Situata aktuale nuk do të lejojë rikthimin në panik.”, shtoi ai.

Sakaq, në Siri vijojnë festimet për rrezimin e regjimit të Bashar al-Assat.


Video