Putin uron Macron për rizgjedhjen si president i Francës

25 April 2022, 10:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin uron Macron për rizgjedhjen si president i Francës
Në foto: Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologut të tij francez Emmanuel Macron

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar homologut të tij francez Emmanuel Macron një mesazh urimi pasi Macron fitoi rizgjedhjen në presidencën franceze, sipas Reuters.

Macron u bë lideri i parë francez që fitoi rizgjedhjen për 20 vjet, duke shënuar 58.54% ndaj Le Pen 41.46%. Nga ana tjeter Le Pen gjate fushates eshte kritikuar per mbeshteje ndaj Putin.

Përgjatë fushatës zgjedhore Macron ka thënë se francezët do të punojnë më shumë, duke thënë se është i hapur për të diskutuar planet për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 65 vjet.

Ndërkohë Le Pen ka theksuar sërish propozimin për t’ua ndaluar njerëzve vendosjen e mbulesës myslimane në publik – qasje që është parë si ekstreme për shumë francezë.


Video