Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
“Financial Times” shkruan se tashmë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka humbur interesin për negociata me Ukrainën dhe po synon të pushtojmë sa më shumë territor të jetë e mundur.
Analiza i referohet edhe 3 burimeve nga grupet negociatore që kanë diskutuar deri tani në arritjen e një marrëveshje paqeje. Sipas gazetës britanike, muajin e kaluar, presidenti rus ishte i gatshëm për marrëveshje me Kievin, por tashmë situata ka ndryshuar dhe i konsideron negociatat të përfunduara dhe po kërkon një “fitore të madhe”.
Përkeqësimi i situatës, ngërçi në bisedime, ka ardhur pas fundosjes së luftanijes “Moskva”, e cila ishte një goditje e rëndë për Rusinë.