Dy muaj luftë: Si po asgjësohet ushtria e Putin në Ukrainë

24 April 2022, 17:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy muaj luftë: Si po asgjësohet ushtria e Putin në Ukrainë
Si po asgjësohet ushtria e Putin në Ukrainë

Sot, agresioni rus kundër Ukrainës ka hyrë në muajin e tretë. Fundi i luftimeve duket larg, mijëra ushtarë janë vranë nga të dyja anët, miliona ukrainas janë shndërruar në refugjatë dhe gjithashtu, qytetet ukrainase janë kthyer në gërmadha. Është gjithashtu shqetësues fakti që agresioni rus po bëhet më brutal dhe pasojat po transmetohen gjithnjë e më shumë në të gjithë botën.

Numri i viktimave në ushtrinë ruse ka kaluar shifrën 21 mijë teksa janë zhvilluar dy muaj luftime të përgjakshme në Ukrainë.

Në të dhënat e publikuar këtë të diel nga Forcat Ushtarake të Ukrainës, thuhet se deri tani 21800 ushtarë rusë janë vrarë në betejë si pasojë e rezistencës së ushtrisë ukrainase, edhe pse kjo shifër nuk është e verifikuar dhe Moska pretendon se humbjet në radhët e saj janë shumë më të vogla.

Po ashtu, Ukraina pretendon se i ka shkaktuar dëme armiqve të Rusisë edhe në makineritë ushtarake. Në të dhënat e fundit thuhet se janë shkatërruar deri tani 873 tanke ruse, 2238 automjete të blinduara, 179 avionë, 154 helikopterë dhe 408 sisteme artilerie.

Rusia pësoi një goditje të madhe më 14 prill – krenaria e marinës ruse në Detin e Zi, kryqëzori “Moskva”, u mbyt pas një shpërthimi.

Më 24 shkurt, ushtria ruse u fut në territorin e Ukrainës nga veriu, lindja dhe jugu, duke goditur menjëherë objektivat në Kiev. Megjithatë, edhe pse tashmë kemi më shumë se 60 ditë luftime sërish territoret e kontrolluara nga ushtria e Vladimir Putin janë të vogla dhe të përqendruara vetëm në lindje, ne kufirin mes dy shteteve.

 


Video