Presidenti Gjukanoviç mandaton Dritan Abazoviç për të formuar qeverinë e re

3 March 2022, 15:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti Gjukanoviç mandaton Dritan Abazoviç për të
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka njoftuar se mandatin për formimin e qeverisë i jep liderit të Lëvizjes Qytetare (GP) URA, Dritan Abazoviç.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, mëson “Vijesti”, kur presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe se ka ndërmend ta japë mandatin.

“Përfaqësuesit e GP URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi”, tha presidenti.

Ai shton se partitë tjera parlamentare nuk kanë shprehur interesim për të marrë pjesë në konsultime për këtë temë.


Video