Rusia ka nisur të qëllojë me artileri të rëndë kryeqytetin Kiev të Ukrainës. Ashtu siç ishte paralajmëruar, trupat ushtarake janë afruar në kufijtë e kryeqytetit dhe kanë nisur të lëshojnë raketa për t’i paraprirë pushtimit.
Dy shpërthime të fuqishme janë regjistruar direkt nga gazetari i medias amerikane “CBS News”. Charlie D’Agata ishte duke raportuar direkt nga Kievi për kolegët e tij, kur dy shpërthime të fuqishme tronditën Kievin.
“What the hell was that?!...It was almost like lightning”
— Stefan Simanowitz (@StefSimanowitz) March 3, 2022
Two massive blasts light up the sky over #Kyiv tonight just as journalist @charliecbs was coming off air tonight on @cbsnews#Ukraine #UkraineRussiaWar #UkraineRussianWar #RussiaUkraine #Russia pic.twitter.com/vMZ3PsTWuf
“Çfarë dreqin ishte ajo? Ishte pothuajse si rrufe”, dëgjohet të thotë i frikësuar gazetari dhe menjëherë nxiton të shkojë në një vend të sigurt. Sipas mediave ndërkombëtare, të paktën katër shpërthime të mëdha rreth orës 03:00 me orën lokale ndriçuan qiellin e natës në Kiev dhe u kapën nga dëshmitarët në video.