
Presidenti i Ukrainës është bërë një seks-simbol në të gjithë botën, që prej fillimit të luftës.
Volodymyr Zelensky ka fituar miliona fansa, që përpos gjithë të tjerave vlerësojnë edhe pamjen e tij.
Ish-komediani, u bë politikan dhe tani një lider lufte dhe ka marrë mbështetje për guximin e tij për të qëndruar në Kiev e për të ndihmuar forcat ukrainase të kundërshtojnë sulmet.
Presidenti ka përshkruar një rrugë të gjatë për një kohë të shkurtër, ai ka qenë një aktor përpara se të arrinte një fitore bindëse në zgjedhjet e Ukrainës të vitit 2019.
I vetmi rol i mëparshëm politik i Zelenskit ishte në shfaqjen televizive “Servant of the People'” ku luante rolin e një mësuesi historie që zgjidhet pa dashje president, pasi një video e personazhit të tij që fliste kundër korrupsionit u bë virale.

Pavarësisht mungesës së përvojës dhe kohës në detyrë, ai ka dëshmuar një aftësi të mirë qeverisjeje gjatë pushtimit, duke vazhduar t’i rezistojë agresionit rus, pavarësisht se u pushtua masivisht.
Burrat dhe gratë shpejtuan ta komplimentonin liderin për pamjen e tij të bukur dhe thanë se kjo dhe guximi i tij ishin gjëja më tërheqëse e tij.
Një grua postoi në llogarinë e saj në Twitter këtë javë një status ku shkruante: “A jam unë e vetmja vajzë që marrosem për Presidentin Zelensky? Pasioni i tij i dhe qëndrimi sypatrembur e bën atë ‘shumë atraktiv’”.
Një tjetër shkroi: “Më falni nëse kjo është e papërshtatshme, por… Nuk e kam vënë re kurrë më parë – Zelensky është tërheqës. Qëndrimi ndaj agresionit rus ia nxjerr sytë në pah”.
Një tjetër vazhdoi duke komentuar: “Nuk kam dashur ta përmend sepse nuk është e rëndësishme, por Zelensky duket ‘i nxehtë’ si ferr”. Ndërkohë një burrë postoi: “A është Volodymyr Zelensky disi seksi?”.
Një tjetër shkroi: “Zelensky është tashmë lideri më seksi botëror (i afërt mes tij dhe [kryeministrit kanadez Justin] Trudeau). Por ky i fundit është jashtë top-listave tani”.
Dhe një tjetër shtoi: “Zelensky është shumë më seksi sesa Trudeau. Ai duhet të zërë vendin që i takon si lidri botëror më seksi.

Zelensky, 44 vjeç, lindi në Kryvyi Rih, një qytet i madh në Ukrainën qendrore, nga prindër hebrenj përpara se të transferoheshin në Erdenet.
Ai kërkonte të shkonte në Izrael me studime, por babai nuk e lejoi dhe përfundoi duke studiuar drejtësi në Institutin Ekonomik Kryvyi Rih.
Në moshën 17-vjeçare filloi të merrej me komedi dhe iu bashkua shfaqjes ruse ‘KVN’.
Ai është i martuar me skenaristen Olena Zelenska, me të cilën ka dy fëmijë. Më pas nisi te luaj në film dhe televizion me “Love in the Big City”, dhe “Office Romance. Our Time”.
Në vitin 2015 luajti presidentin e vendit në serialin “Servant of the People”, i cili gjithashtu kritikoi korrupsionin në udhëheqje.

Zelensky mori pushtetin në vitin 2019 pasi mori një fitore bindëse kundër Petro Poroshenkos.
Ashtu si personazhi i tij, ai bëri një fushatë kundër korrupsionit dhe mundi presidentin pro-rus duke marrë 73 për qind të votave.
Poroshenko humbi ndaj yllit të televizionit në të gjitha rajonet e vendit, madje edhe në perëndim ku tradicionalisht ka gëzuar mbështetje të fortë.
Ishte një rezultat i jashtëzakonshëm i një fushate që filloi si një shaka, por që u ndikua nga votuesit e frustruar nga varfëria, korrupsioni dhe një luftë pesëvjeçare.
Gjatë fushatës, ndërsa dolën sondazhet e zgjedhjeve, Zelensky tha: “Nuk do t’ju zhgënjej kurrë. Edhe pse nuk jam ende zyrtarisht president, si qytetar i Ukrainës, mund t’u them të gjitha vendeve post-sovjetike: ‘Na shikoni! Çdo gjë është e mundur!’”.
Por, pavarësisht fitores së tij dërrmuese, mbeti e pasigurt mënyra sesi rusisht-folësi do të drejtonte Ukrainën dhe do të trajtonte kërcënimin e saj më të madh përtej kufirit nga Rusia dhe presidenti i saj.

Që nga marrja e pushtetit në vitin 2019, atij i është dashur të menaxhojë forcat që e tërheqin vendin e tij në drejtime të ndryshme.
Nga njëra anë, Ukraina ka zhvilluar marrëdhënie me ShBA-në, NATO-n dhe BE-në. Nga ana tjetër, Rusia dhe Putini kanë qenë të dëshpëruar për ta ndaluar largimin e ish-shtetit sovjetik.
Gjatë gjithë kohës, ai ka kërkuar të mbajë të qetë bashkatdhetarët e tij dhe ka shfaqur lidership të matur.