Polonia do t’i japë Ukrainës avionët e saj luftarakë nëpërmjet SHBA-së

8 March 2022, 22:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Polonia do t’i japë Ukrainës avionët e saj luftarakë

Polonia i ka ofruar Ukrainës avionët e saj luftarakë MIG-29. Ministria e Jashtme e Polonisë ka konfirmuar se është e gatshme që avionët t’i dërgojë në bazën ajrore amerikane Rammstein në Gjermani.

Polonia nuk do t’ia japë direkt Ukrainës avionët e saj Mig-29, por do t’ia dorëzojë SHBA-ve, të cilat do t’ia zëvendësojnë ato Varshavës me prodhime amerikane F-16. Më pas, SHBA-të, tashmë pronarë të avionëve të dhuruar nga Polonia, do t’ia transferojnë Ukrainës duke shmangur kështu irritimin rus ndaj polakëve dhe duke e marrë atë mbi vete.

Në një reagim zyrtar të qeverisë polake, thuhet se ata kanë vendosur t’ia ofrojnë pa pagesë avionët e tyre SHBA-ve duke marrë mbrapsht avionë amerikanë, ndërkohë që nuk thonë se për çfarë do të përdorën avionët e tyre.

Gjasat janë që edhe Sllovakia dhe Bullgaria që kanë avionë të prodhimit lindor të bëjnë të njëjtën gjë, duke ia transferuar avionët e tyre SHBA-ve dhe më pas këta të fundit ia japin Ukrainës për të luftuar rusët.

Polonia kërkoi edhe nga aleatët e tjerë të NATO-s që të veprojnë në të njëjtën mënyrë për të ndihmuar Ukrainën.

Të shtunën, Presidenti ukrainas Zelensky u bëri thirrje vendeve Perëndimore për më shumë avionë luftarakë.

Ndërkohë Putin pati paralajmëruar se do shpallte armik çdo shtet që ndihmonte Kievin.


Video