Salvini kontestohet në Poloni, kryebashkiaku i tregon bluzën me fytyrën e Putin

8 March 2022, 18:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Salvini kontestohet në Poloni, kryebashkiaku i tregon bluzën me

Udhëheqësi i Legës në Itali, Matteo Salvini, është kontestuar në Przemysl, një qytet polak që ndodhet shumë pranë kufirit me Ukrainën.

Kryebashkiaku i këtij qyteti, Wojciech Bakun, fillimisht falenderoi Italinë për ndihmën që po jep, por më pas kujtoi bluzën me fytyrën e Putinit që vite më parë ka veshur Matteo Salvini.

“Unë nuk ju pres këtu. Ejani me mua në kufi dhe dënoni atë që po bën Putini”, tha Bakun.

“Jam këtu vetëm për të ndihmuar ata që i largohen luftës”, ishte përgjigjja e Salvinit.

 


Video