Policia “kap mat” mësuesen dhe nxënësin në SHBA, 45-vjeçarja e pranon: Po kam kryer...

15 April 2024, 12:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia “kap mat” mësuesen dhe nxënësin në SHBA,
Erin Ward

Një mësuese në Nebraska u gjet lakuriq në një makinë bashkë me një nxënës adoleshent.

Ky i fundit u përpoq të arratisej kur policia i zbuloi, por u përplas me makinë dhe më vonë vrapoi në këmbë.

Erin Ward, 45 vjeçe, u gjet të shtunën me një student 17-vjeçar të cilin e kishte nxënës në një gjimnaz në Omaha. 

New York Post shkruan se policia e kapi mat mësuesen e martuar pasi mori telefonatë rreth një makine të dyshimtë të parkuar në një rrugë në orën 03:00 të natës.

Oficerët që shkruan në vendngjarje gjetën 2 persona në sediljet e pasme.

Në këtë moment adoleshentin e ka kapur paniku dhe ka shkuar në sediljen e shoferit për t’i dhënë makinës.

Dy blloqe më tutje ai përplasi mjetin dhe më pas u arratis në këmbë.

Ward qëndroi në vendin e ngjarjes duke u veshur, ajo pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin. 45-vjeçarja tha se ishte mësuese zëvendësuese në shkollën ku më vonë u identifikua se studionte edhe 17-vjeçari.

Ky i fundit u gjet i fshehur në një oborr me të brendshme dhe vetëm një bluzë veshur.

Makina ku ndodheshin ata i përkiste mësueses dhe bashkëshortit të saj. Ndaj 45-vjeçares u ngrit akuza për abuzim seksual ndaj një nxënësi shkolle.


Video