Policia e Kosovës reagon për bastisjet e kryera në qendër të Prishtinës, ja çfarë dyshohet

31 January 2024, 20:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia e Kosovës reagon për bastisjet e kryera në qendër
Policia e Kosovës

Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë reaguar lidhur me bastisjet e kryera ditën e sotme në një objekt në qendër të Prishtinës.

Ashtu siç edhe ishte aluduar më parë në media, bastisjet janë kryer pasi në objekt dyshohet se ofrohen shërbime mjekësore të kundërligjshme.

“Prishtinë, 31 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt.

Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, thuhet në reagimin e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.


Video