Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë ndërhyrë pranë ndërtesës së komunës së Zveçanit për të shpërndarë protestuesit.
Paraprakisht, trupat e KFOR-it kishin paralajmëruar protestuesit që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë“, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
Gjatë ndërhyrjes së KFOR-it janë dëgjuar shpërthime të shumta, teksa protestuesit janë parë duke hedhur dhe sende në drejtim të trupave ndërkombëtare.
Trupat e KFOR i kanë shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese.
Më herët, protestuesit në Zubin Potok u shpërndan dhe paralajmëruan se do të protestojnë sërish të martën.