Hashim Thaçi lë qelinë e burgut dhe shkon në Kosovë, shkak bëhet gjendja e rënduar e nënës së tij

29 May 2023, 15:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hashim Thaçi lë qelinë e burgut dhe shkon në Kosovë,
Hashim Thaçi

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka lënë ditën e sotme qelinë e burgut në Hagë dhe prej orës 12:30 ndodhet në Kosovë.

Gjykata Speciale ka plotësuar kërkesën Thaçit, i cili kërkoi të vizitonte nënën e tij, e cila ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. Atij i është lejuar që të shkojë në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij.

Mediat kosovare raportojnë se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Thaçi tani ndodhet në banesën e familjes së tij në Burojë, teksa zona është rrethuar nga forca të shumta policie, si edhe nga EULEX-i.



Video