Përleshen KIRURGËT në spital/ Arrestohet MJEKU shqiptar, i plagosuri: Më priti sa dola nga salla!

17 January 2024, 13:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përleshen KIRURGËT në spital/ Arrestohet MJEKU shqiptar, i
Luan Mustafa/ Arbër Morina

Një incident ka ndodhur në Spitalin Regjional në Gjilan, ku dy kirurgë janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Policia e Kosovës ka arrestuar kirurgun Luan Mustafa nën dyshimin se sulmoi fizikisht kolegun e tij, kirurgun Arbër Morina.

Morina ka treguar se sulmi ndaj tij ka ndodhur në zyrën e tij, disa minuta pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjike ndaj një pacienti.

Ai tregoi se me të hyrë në zyrën e tij menjëherë ka hyrë edhe kirurgu Mustafa, i cili sipas tij edhe e ka sulmuar fizikisht.

Dyshohet se sulmi erdhi për shkat të raporteve mes dy kirurgëve.

Sipas Arbër Morinës, Mustafa disa herë ka thyer rregullat e spitalit, dhe se për këto shkelje drejtori i përgjithshëm i Spitalit, Arsim Emini, i ka njoftuar se do ta dërgojë në Komisionin Disiplinor. Morina gjithashtu tha se ishte kërcënuar disa herë nga kolegu Mustafa.

“Po, disa herë më ka ndodhë me pas kërcënime, për faktin që për punën e tij i kam tërhequr vërejtje me shkrim për shkak se ka ndodhur disa herë që ka kundërshtuar publikisht punën tonë, kolegëve të tij, përballë kirurgëve të tjerë që kanë qenë në repart”, ka theksuar Morina.

Njoftimi i policisë:

Ankuesi (sh/k/m 1978) i cili punon mjek në Spitalin Regjional në Gjilan derisa ishte në zyrën e tij tek reparti i Kirurgjiës është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij i dyshuari L. M. duke pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.I dyshuari është larguar nga vendngjarja.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuria ndalet për 48 orë në mbajtje gjersa rasti cilësohet “Lëndim i lehtë trupor”.


Video