Një kërcënim për bombë ka shkakruar panik në “Fan Zone” në Berlin, e vendosur për të parë ndeshjen hapëse të EURO 2024 midis Gjermanisë dhe Skocisë.
Një burrë është ndaluar ndërsa në vendngjarje ka shkuar njësia e qenve anti-eksploziv dhe forca të shumta policie.
“Si një masë paraprake, është ngritur një zonë e kufizuar. Çanta tani është duke u ekzaminuar. Mund të ndodhë gjithashtu që dikush të mos e çojë në zonë sepse çanta e shpinës është më e madhe se madhësia e lejuar A4”, u shpreh Beate Ostertag, zëdhënëse e policisë së Berlinit.
Policia e kryeqytetit gjerman njoftoi zbulimin e një çantë shpine dhe dërgoi menjëherë njësitë e asgjësimit të bombave dhe ekipe të tjera për të siguruar zonën. Sipas asaj që raportohet nga gazeta gjermane Bild, u gjet një çantë shpine e dyshimtë, që shkaktoi panik dhe çoi në arrestimin e një personi.