Tronditëse në Prizren, babai i dehur tenton të vrasë vajzën me thikë

14 June 2024, 12:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tronditëse në Prizren, babai i dehur tenton të vrasë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak pas mesnate në qytetin e Prizrenit, ku një 44 vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë vajzën e tij 21 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shtëpisë, ku 44 vjeçari A.Sh. nën efektin e alkoolit goditi disa herë me thikë nga pas vajzën e tij  E.Sh.

Policia ka shkuar në vendngjarja dhe ka arrestuar autorin teksa po hetohen shkaqet që çuan në këtë krim të rëndë.

“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij  duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, theksoi ai.


Video