Pamjet virale: Presidenti Macron goditet nga gruaja e tij gjatë mbërritjes në Vietnam (VIDEO)

26 May 2025, 11:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamjet virale: Presidenti Macron goditet nga gruaja e tij gjatë

Një moment i pazakontë u kap në video pas mbërritjes së avionit presidencial francez në Vietnam, ku presidenti Emmanuel Macron duket se është goditur me shuplakë nga gruaja e tij, Brigitte Macron.

Videoja u bë menjëherë virale, duke shkaktuar diskutime të shumta në mediat sociale.

Në video, ndërsa dera e avionit hapet dhe Macron del jashtë, shihen dy krahët e Brigitte-s që shtrihen drejt fytyrës së presidentit, duke krijuar përshtypjen e një shuplake apo përkëdheljeje. Shprehja e çuditshme në fytyrën e Macron dhe reagimi i tij i menjëhershëm kanë nxitur spekulime për një grindje midis tyre.

Në video, pas momentit të diskutuar, çifti shihet duke zbritur shkallët së bashku, me Macron që i zgjat krahun Brigitte-s, por ajo mban krahun pas kangjellave, një ndryshim nga zakonisht.

Ky episod i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe komentuesve, duke nxitur një valë diskutimesh mbi marrëdhënien e çiftit presidencial në publik.


Video