Pamje të rënda / Raketa ruse godet marketin në Ukrainë, 16 të vdekur, mes tyre dhe një fëmijë

6 September 2023, 15:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të rënda / Raketa ruse godet marketin në Ukrainë, 16
Pamjet pak para shpërthimit

Një raketë ruse ka rënë sot mbi një market në qytezën Kostiantynivka të rajonit të  Donetsk-ut në Ukrainë duke shkaktuar shumë viktima.

Sipas informacioneve paraprake, raketa ka rënë në një zonë të populluar nga civilë pranë disa dyqaneve, duke shkaktuar të paktën 16 viktima, mes tyre edhe një fëmijë.

Pamjet e postuara në rrjetet sociale janë tronditëse dhe tregojnë momentin e shpërthimit të filmuar nga kamerat e bizneseve.

Lidhur me sulmin, ka reaguar edhe presidenti i Ukrainës Volodomyr Zelensky.

“Të paktën 16 persona janë vrarë nga bombardimet ruse në Kostyantynivka, rajoni Donetsk. Terroristët rusë kanë sulmuar një treg, dyqane dhe një farmaci, duke vrarë njerëz të pafajshëm. Numri i viktimave mund të rritet më tej.

Kushdo në botë që ende merret me ndonjë gjë ruse thjesht e injoron këtë realitet. E keqe e tmerrshme. Ligësia e pacipë. Çnjerëzim i plotë.

Ngushëllimet e mia për të gjithë ata që kanë humbur një të dashur. E keqja ruse duhet mposhtur sa më parë”, shkruan Zelensky.


Video